Anti-Frizz

Flokë të butë, të kontrolluar dhe pa elektricitet ,kjo është ajo që sjell kujdesi i duhur anti-frizz. Produktet kundër fryrjes janë krijuar për të përmirësuar strukturën e flokëve, duke reduktuar efektin e elektrizimit dhe duke rikthyer shkëlqimin natyral. Janë ideale për çdo tip flokësh që ka tendencë të fryhet, sidomos në kushte lagështie apo pas stilimit me nxehtësi.

Formulat veprojnë duke mbështjellë fijen e flokut me një shtresë mbrojtëse që ruan lagështinë, zbut fijet rebele dhe ndihmon në stilimin e përditshëm pa stres. Aplikohen lehtësisht pas larjes ose në flokë të thatë, pa i rënduar apo yndyrosur. Këto produkte janë të përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe rekomandohen për flokë të thatë, kaçurrela, të trajtuar apo të dëmtuar nga ngjyrosjet dhe nxehtësia.

Çfarë i veçon këto formulime është përmbajtja e tyre e pasur me përbërës natyralë si vaji i arganit, panthenoli, gjalpi i sheas dhe ekstraktet bimore me efekt zbutës dhe ushqyes. Nuk përmbajnë parabene apo silikon të rëndë, duke garantuar një përkujdesje të butë, por efektive.

Kjo është zgjedhja e duhur për këdo që kërkon produkte natyrale për flokë anti-frizz, kujdes për flokë të padisiplinuar apo maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar, që japin rezultate të menjëhershme pa kompromentuar shëndetin e flokëve.

Çmimet