Benefit
Shijo diellin me mbrojtjen dhe kujdesin maksimal të Setit Helios Suncare! Një kombinim i teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga dielli me përbërës hidratues dhe qetësues, ky set premium mban lëkurën të sigurt, të ndritshme dhe të shëndetshme gjatë gjithë verës!
Seti përfshin:
• Qumësht me Mbrojtje të Lartë SPF50 për Fytyrë & Trup – 150ml
Formuluar me filtra të rinj organikë UV të gjeneratës së re që ofrojnë mbrojtje të gjerë spektri kundër rrezeve të dëmshme, duke ndihmuar në parandalimin e plakjes nga dielli. Vaji i fikut të detit, vaji organik i arrës së kokosit dhe vitamina E përforcojnë barrierën natyrale të lëkurës, ofrojnë mbrojtje antioksiduese dhe efekthidratuese e rigjeneruese afatgjatë. Formulë rezistente ndaj ujit, jo e yndyrshme dhe që përthithet lehtë. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
• Locion Hidratues & Qetësues për Fytyrë & Trup – 200ml
I pasuruar me aloe dhe ekstrakte antioksiduese nga fiku i detit dhe kastraveci organik, qetëson lëkurën dhe rikthen lagështinë e humbur pas ekspozimit në diell. Formulë që përthithet shpejt, freskon dhe rigjallëron lëkurën. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.
Dysheja që nuk duhet të mungojë këtë verë – për rrezitje të sigurt dhe lëkurë të butë si mëndafsh!

