PRODUKTET PËR TRAJTIM | FRESH BAR | TË SHITURA ME PESHË
Produktet e linjës Fresh Line ndahen në 2 kategori kryesore, secila me
një filozofi të veçantë zhvillimi.
Trajtime intensive për fytyrën, flokët dhe trupin, bazuar në studimin e
terapisë së lashtë greke përmes bimëve dhe aromaterapisë. Çdo recetë
zhvillohet me përbërës të përzgjedhur me kujdes për rutinën e përditshme
të lëkurës, duke përfshirë trajtime për nevoja të veçanta
dermatologjike, si kundër-plakjes, lëkurës sensitive, aknet, njollat,
tharjen, rënien e flokëve dhe çrregullimet e ndryshme. Duke filluar me
produktet bazë: Në të gjitha koleksionet e kujdesit të lëkurës dhe
flokëve, ne zëvendësojmë ujin me 8 influzione çajrash me bimë organike
që rriten në ishullin e famshëm të Kretës (kamomil, borzilok ,
sherebelë, çaj mali, rozmarinë, dittani, trumzë, livando). Gjithe baza e
produkteve kontribuon në një lëkurë të shëndetshme, duke ofruar cilësi
tonifikimi, antioksidues dhe hidratues. Baza e produkteve tona është e
pasur me më shumë se 12 përbërës aktiv si vajrat esencialë, ekstraktet
bimore me veti shëruese, vajra organik të çertifikuar, vitamina dhe
gjalpra natyral bimesh. Këto ofrojnë veti të vazhdueshme për trajtimin e
flokëve, trupit dhe lëkurës. Efektiviteti i formulave optimizohet nga
përbësit natyral që janë të provuar klinikisht. Testet klinike kryhen me
të dy metodat in vivo dhe in vitro, ofrojnë të dhëna të besueshme për
siguri dhe efikasitet.