Politikat e Privatësisë

Freshline Sh.p.k mbledh dhe përpunon të dhënat personale të klientëve të saj në përmbushje të të drejtave dhe detyrimeve të saj ligjore dhe kontraktuale dhe në përputhje të plotë me Ligjin Nr.9887, datë 10.3.2008, Për mbrojtjen e të dhënave personale (të ndryshuar).

Freshline Sh.p.k siguron subjektet e të dhënave personale se të dhënat e tyre mblidhen dhe përpunohen vetëm për qëllime të realizimit të marrëdhënies kontraktore dhe informative. Duke përdorur portalin dhe/ose duke dhënë miratimin për rregjistrimin/kontakt, subjektet e të dhënave japin pëlqimin për procesimin e mëtejshëm të tyre si dhe garantojnë që të dhënat personale të plotësuara janë të sakta, të vërteta dhe të përditësuara.

Subjekti i të dhënave personale është përgjegjës për përditësimin e të dhënave të rregjistruara për të siguruar që informacioni është përditësuar vazhdimisht dhe në mënyrë të plotë. Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojnë akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me nenet 13 dhe 18 të Ligjit Nr.9887 datë 10.3.2008.

Kërkesa mund të drejtohet në adresën: freshlinealb@gmail.com.

Freshline Sh.p.k garanton se ka marrë të gjitha masat fizike, teknike dhe operacionale për ruajtjen e konfidencialitetit dhe mbrojtjen nga humbja, shkatërrimi, dëmtimi apo shpërndarja e paautorizuar e të dhënave personale.

Të dhënat personale përpunohen vetëm nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët e autorizuar dhe nuk transferohen te palët e treta, përveç rasteve të kërkuara nga ligji ose me pëlqimin e subjektit.

Subjektet e të dhënave kanë të drejtë të refuzojnë pëlqimin në çdo kohë dhe të kërkojnë fshirjen e të dhënave të tyre.

Duke u njohur me përmbajtjen e kësaj rubrike, subjektet e të dhënave kanë pranuar kushtet dhe termat e politikave të privatësisë të Freshline Sh.p.k.
WhatsApp