Zgjidhje e shpejtë për buzët e thara dhe të çara: Si t’u rikthesh butësinë në 3 hapa
Buzët e thara dhe të çara janë një problem shumë i zakonshëm, veçanërisht gjatë dimrit ose ekspozimit në diell. Të gjithë e kemi përjetuar këtë ndjesi të pakëndshme. Kjo ndodh kur buzët nuk kanë vajra natyrore për t’i mbrojtur. Ato e humbin shpejt lagështinë, veçanërisht kur është ftohtë, kur ka erë ose kur dielli rrezaton fort.
Si t’i ktheni buzët në një gjendje të shëndetshme?
Për këtë kërkohet një balsam hidratues për buzët. Gjëja më e rëndësishme është t’i hidratoni ato vazhdimisht. Përdorni disa herë në ditë një balsam të mirë për buzët me përbërës natyrorë . Përdoreni gjithnjë para se të dilni jashtë dhe para se të flini.
Rëndësia e mbrojtjes nga dielli
Mbrojtja nga dielli është po aq e rëndësishme edhe për buzët shumë të thata dhe të çara. Blini një balsam buzësh me SPF. Dielli mund t’i thajë dhe t’i dëmtojë buzët pa u kuptuar. Kur i pastroni buzët, bëheni me kujdes. Mos i fërkoni dhe mos i lëpini kur janë të thata. Të lëpirët i bën ato akoma më të thata.
Trajtim i butë për buzët shumë të ashpra
Nëse buzët janë shumë të ashpra, mund të bëni një pastrim të butë një herë në javë. Përdorni një lugë vogël sheqeri të përzier me pak vaj ulliri. Fërkojeni buzët me lehtësi dhe pastaj lajini. Kjo do t’i heqë lëkurën e vdekur dhe do t’i bëjë ato të buta. Po ashtu, pini shumë ujë gjatë ditës.
Çelësi është kujdesi i përditshëm
Kujdesi për buzët është një zakon i thjeshtë ditor. Duke i dhënë atyre pak vëmendje çdo ditë, ato do të mbeten të buta dhe të shëndetshme gjatë gjithë vitit. Mos i harroni ato kur kujdeseni për fytyrën tuaj. Buzët e shëndetshme, janë pjesë e një buzëqeshjeje të lumtur. Kujdesi i përditshëm ndihmon në parandalimin e buzëve të thara gjatë gjithë vitit.
Largoni çarjet dhe zbuloni butësinë me Freshline
Buzët tuaja e meritojnë kujdesin më të mirë. Freshline, krijon balsame balsame që jo vetëm hidratojnë, por riparojnë dhe mbrojnë. Me formula të pasura natyrore dhe mbrojtje efektive SPF, produktet tona janë zgjidhja e mençur për një buzëqeshje të butë dhe të shëndetshme çdo ditë.
Pyetjet më të shpeshta (FAQ)
1. Pse nuk mjafton vetëm pirja e ujit për buzët e thata?
Pirja e ujit është thelbësore për hidratimin e përgjithshëm, por buzët tuaja nuk kanë glande yndyrore për ta mbajtur brenda atë lagështi. Atyre u duhet një shtresë mbrojtëse e jashtme, si një balsam, për ta bllokuar lagështinë dhe për t’i mbrojtur nga era dhe moti.
2. A mund të përdor në buzë kremra hidratues për fytyrën?
Në përgjithësi, është më mirë të përdorni produkte të krijuara posaçërisht për buzët. Sepse shumë kremra për fytyrën, përmbajnë parfume ose përbërës që mund të jenë shumë të fortë për lëkurën delikate të buzëve dhe t’i thajnë më shumë ato.
3. Sa shpesh duhet të përdor balsamin për buzët?
Përdore sa herë që i ndihen të thata, dhe gjithmonë para se të dilni në të ftohtë ose në diell. Një rregull i mirë, është të paktën 3-4 herë në ditë: në mëngjes, para drekës, në mbrëmje dhe para se të flini.
4. Cilat janë përbërësit më të mirë për të parandaluar buzët e çara?
Kërkoni për balsame me përbërës që e ushqejnë dhe ruajnë lagështinë. Vaji i bajames, gjalpi i kakaos dhe vitamina E janë të shkëlqyer për riparim. Për një mbrojtje ditore, sigurohuni që të ketë SPF e duhur.
5. Si mund të heq lëkurën e vdekur pa i dëmtuar buzët?
Përgatitni vetë një krem të butë në shtëpi, duke përzier një lugë vogël sheqeri me pak mjaltë ose vaj ulliri. Fërkojeni me lehtësi në lëvizje rrethore për 10 sekonda, pastaj lajeni. Bëjeni këtë jo më shumë se një herë në javë.